Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Rilindja”, në fshatin Dobrashec.
Por, jo gjithçka ka shkuar mirë për bashkëshorten e tij, pasi emri i saj nuk u gjet në listën të votimit.
Qifti Drenori thanë se ky mund të jetë një lëshim teknik dhe se do të presin për informata shtesë.
Sidoqoftë, Drenori u shpreh i kënaqur me procesin e deritanishëm dhe motin e mirë.
“Sot është një ditë e bukur, procesi zgjedhor deri më tani në përgjithësi ka shkuar në rregull, me disa parregullsi të vogla,” tha Drenori.
Sipas tij, qytetarët e Drenasit do të jenë shembull për zgjedhje të lira. “Qytetarët e Drenasit sot janë të barabartë dhe besoj që do të tregojnë që janë shembull për të bërë zgjedhje të lira”.
Ish-anëtari i PDK-së tha se pret ndryshime në Drenas “Sot qytetarët e Drenasit janë të vendosur për ndryshime, këtë vendosshmëri dhe vullnet të tyre nuk mund ta ndalë askush”.