Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe njëherësh doktor infektolog, Shemsedin Dreshaj, sot ka qenë i ftuar në televizionin ATV, ku foli për pandeminë si dhe për punët e brendshme të AAK-së, sidomos për përgatitjet e zgjedhjeve lokale.
Ai tha se Aleanca është parti e hapur për cilin do person që dëshiron të kontribuoj për vendin si dhe tha që gjatë kësaj jave do të ketë aderime të reja dhe me vlerë.
Po ashtu, Dreshaj tregoi që pjesë e Aleancës do të bëhen një numër i konsiderueshëm i të rinjve me përgatitje akademike.
“Aleanca është parti e hapur për ciln do person që dëshiron të jap kontribuoj për vendin. Gjatë kësaj jave do të ketë aderime të reja dhe me vlerë, të cilat ende nuk janë bërë publike, pasi që ju e dini se Kosova është në prag të zgjedhjeve komunale. Dhe mund të them që kandidatët për kryetar të komunave, janë duke hezituar që të publikojnë një herë ata emra. Kam informata të mjaftueshme në këtë drejtim që mund të ju them se në Aleancë ka aderuar një numër i konsiderueshëm i të rinjve me përgatitje akademike’, tregoi Dreshaj.
Më tej ai foli edhe për largimet nga AAK-ja, ku tha se secili që ka bërë këtë i ka pasur arsyet e veta.
Ndër të tjera ai tha se Aleanca do të del shumë më mirë në zgjedhjet komuanle se sa në ato qendrore ku pretendon t’i marr 11 komuna.
“Ne jemi në procesin e konsolidimit të së njësive të Aleancës, në komunat e Kosovës. Konsolidimi është duke shkuar mirë. Shumë prej kandidatëve janë në përfundim të listave për kandidat për Asamble Komunale. Listat janë mjaftë cilësore dhe mjaft të freskuara me anëtar të rinj. Aleanca do të del shumë më mirë në zgjedhjet komunale se sa në ato qendrore. Pra, ne kemi në agjendë