Kandidati i AAK-së për komunën e Istogut, Gani Dreshaj ka folur rreth rezultatit përfundimtar të kësaj komune sipas KQZ-së. Ai thotë se është zhgënjyer nga një vjedhje e paskrupullt e fitores së tij.
Dreshaj ka theksuar se KQZ-ja ju ka mohuar dy fitore ndaj Haki Rugovës duke marrë vendime s’i asnjëherë më parë, kështu ai nuk i ka përjashtuar protestat për këto parregullësi, transmeton Indeksonline.
Me këtë rast, Dreshaj ka thënë se “KQZ-ja nuk u ndal me kaq, 510 votat me kusht dhe me postë të paralajmëruara se do numëroheshin, nuk u numëruan të gjitha sepse trendi ishte për fitoren tonë, aty u numëruan vetëm 333.
“Ju 10.000 votuesit e mijë të dashur, ju garantoj se do nuk do të tradhëtoi vullnetin e juaj për ndryshim, do të ndjekë çdo instancë të mundshme, çdo hap të mundshēm, deri sa të zbardhet kjo hajni e turpshme”, ka thënë ndër të tjerash ai.
Postimi i plotë i Gani Dreshajt:
Të dashur qytetarë.
E shoh zhgënjimin e juaj të madh pas kësaj vjedhje të paskrupullt të fitores tonë.
E kam thënë vazhdimisht se unë si Gani nuk do të përfitoj aspak nga pozita e të qenit kryetar, përkundrazi personalisht do të humbas në çdo aspekt.
Por, vullneti dhe bindja se qytetit tim mund ti rikthej dinjetitetin, punën, tolerancën, më ka shtyrë që të futem në garë të pastërt duke menduar se do kem rival, dhe jo hiena.
Dy fitore ndaj Haki Rugovës na i mohoi KQZ-ja duke marrë vendime që s’i kishte marrë asnjëherë më parë.
Na u mohua fitorja e 22 tetorit me listat e njëjta që LDK-së ia pranoi fitoren në zgjedhjet e para. Më pas na konfirmoi fitoren e djeshme Valdete Daka live në media, dhe në faqen zyrtare të KQZ-së.
Fytyrat e zbehura të LDK-së i prekën thellë dikë në KQZ dhe mbrapa kamerave bënë precedentin e radhës duke ndryshuar rezultatet pas presionit që bënin vazhdimisht zyrtarët e LDK-së.
KQZ nuk u ndal me kaq, 510 votat me kusht dhe me postë të paralajmëruara se do numëroheshin, nuk u numëruan të gjitha sepse trendi ishte për fitoren tonë, aty u numëruan vetëm 333.
Ju 10.000 votuesit e mijë të dashur, ju garantoj se do nuk do të tradhëtoi vullnetin e juaj për ndryshim, do të ndjekë çdo instancë të mundshme, çdo hap të mundshēm, deri sa të zbardhet kjo hajni e turpshme.
Nuk përjashtoj edhe protestat dhe çdo formë tjetër sepse nuk durojmë më që fitorja të na merret në tavolinë.