Sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqënie Sociale ku i ftuar për raportim në lidhje me situatën e pandemisë Covid-19 në Kosovë.
Anëtari i këtij Komisioni nga radhët e AAK-së, deputeti Shemsedin Dreshaj ngriti disa tema me rëndësi para komisionit.
Në lidhje me menaxhimin e pandemisë, Dreshaj deklaroi që për fat të keq masat e Qeverisë të miratuara së fundmi janë të vonuara dhe të pamenduara mirë. Sipas deputetit Qeveria e Republikës së Kosovës është dashtë ta trajtojë më herët dhe me më seriozitet situatën me variantin Omicron, siq kanë bërë qeveritë e rajonit ku qysh më herët kanë filluar të përgatiten për valën e re të Covid-19(variantin OMICRON)
Deputeti Dreshaj po ashtu i propozoi ministrit të ri të shëndetësisë që ta trajtojë me prioritet temën e ICU dhe të rriten kapacitetet e ICU-së në vend.
Temë e ngritur nga deputeti i Aleancës ishte edhe çështja e Ligjit të Pagave dhe e Spitalit të Kirurgjisë së Fëmijëve.