Dreshaj i AAK-së: Në Spitalin e Pejës, njerëzit po vdesin nga pakujdesia

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gani Dreshaj, ka thënë se gjendja në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është e rëndë.

Në emisionin “Imazh” të RTK-së, Dreash ka thënë se pacientët në atë spital po vdesin nga pakujdesia, teksa tha se aty më shpejtë “hyjnë kafshët se njeriu e mjeku”.

“Në Spitalin e Pejës më shpejtë hyn lopa e qeni se sa njeriu. Aty më shpejt hyjnë këto dy kafshë sesa vjen mjeku. I kam fakte, sepse i kam parë vet”, ka thënë ai.

Dreshaj kritika pati edhe për ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të cilin tha se nuk është në gjendje ta udhëheq shëndetësinë në Kosovë i vetëm.

“Gjendjen me Covid nuk mundet me udhëheq Armend Zemaj, atij duhet t’i ndihmojmë të gjithë. Spitali i Pejës është gjithçka, veç jo spital dhe në atë spital me shku vdes e lerë më me Covid. Nëse vlera e njeriut është më e rëndësishme se sa një postim në Facebook, është e kotë atëherë. E them se nuk mundet veç një Armend Zemaj që të punojë”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme