Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se që nga marrja e detyrës nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, nuk është vërejtur asnjë ndryshim pozitiv.
Në profilin e tij në Facebook, Dreshaj tha se pacientët kanë mbetur pa përkujdesje ndërkaq mjekët dhe stafi shëndetësor po punojnë me paga shumë të ulëta.
Tutje, Dreshaj theksoi se ministri Latifi do duhej të ishte me agresiv rreth Ligjit të Pagave, pasi që deri më tani nuk është dëgjuar të flasë për këtë temë, ndërsa e pyeti ministrin se kur don të ja fillojë punës.
Shkrimi i plotë:
Sot, në komisionin për Shëndetesi gjatë raportimit të ministrit të këtij dikasteri, i dhashë disa konstatime.
Shtatë muaj që nga marrja e detyrës si ministër, as në sherbimin terciar dhe sekondar nuk ka asnjë zhvillim më të voglin pozitiv. Sot, pacientët bredhin prej zyrës në zyre, pa asnjë përkujdesje dhe përgjegjësi institucionale ndërsa mjekët dhe stafi shëndetësor punojnë me paga shumë të ulëta.
Kërkova nga ministri që të jetë më agresiv rreth Ligjit të Pagave, pasi që deri tani nuk kemi dëgjuar asnjëherë të flasë për këtë ligj.
Ministri duhet ta dijë që çdo ditë, mjekët dhe stafi shëndetësorë po e lëshojnë Kosovën. Ekziston rreziku real që vendi ynë në të ardhmen e afërt të mbes pa staf të mjaftueshëm shëndetësor.
Lista esenciale e paraqitur sot në dokumentin që e ofroi ministri është e pa saktë. Letra duron gjithçka por e vërteta është që sot klinicistët, QKUK-ja ku punoj unë nuk i ka medikamentet e nevojshme. Kjo është e verifikueshme fare lehtë.
Ndërsa, lista e pritjes për intervenime kirgjurgjikale është e gjatë dhe nuk ka veprime konkret.
Ministrit i thashë: dështim në edukim, dështimin në menaxhim, dështim në sistem të pagesave dhe sigurimet shëndetësore dhe miqësisht e pyeta:
Ministër kur don me ja nis punës?