Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, në lidhje me mungesën e menaxhimit të sektorit shëndetësor.
Dreshaj në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se secila Qeveri që ka ardhur e ka përmendur shpesh shëndetësinë por veprime sipas tij kanë bërë pak, raporton Ekonomia Online.
Për Qeverinë Kurti ai tha se është pa strategji duke e kritikuar edhe mungesën e ministrit në këtë sektor.
“Pa strategji me veprime Ad-Hoc, pa ministër mbi dy muaj, me Ushtrues Detyre me menaxhimin e ShSKUK-së, me emërimin e UD-ve pa përvojë menaxheriale paraprake. Me rritje 4.4% të buxhetit përkundër inflacionit, me listë të pritjes mbi një vjet, me mungesë të barnave dhe me rritje simbolike ku çmimi i barnave është rritur 100% në treg të brendshëm”, ka thënë ai.
Dreshaj, theksoi se ika e profesionistëve shëndetësor është për shkak të pagave të ulëta si dhe për shkak të mungesës së sigurisë në punë.
“Me ikjen e profesionistëve vetëm 191 gjatë këtij viti me 362 mjekë të papunë, me mungesë të anestiozologëve, dhe rënies së programeve kirurgjike për shkak të mungesës së tyre, me kërcënim të mbylljes së klinikave siç është klinika e ORL-së. A është mirë? Jo”, ka thënë ai.