Dreshaj: Në Istog do të investohen 150 milionë euro

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 20:19 | Nga

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj, ka thënë se në katër vjetët e fundit në këtë komunë është bërë shumë pak.

Në emisionin Info Lokale, në Klan Kosova, Dreshaj ka thënë se më shumë ka kontribuuar vetë nga diaspora ku jeton për 36 vjet, sesa që ka bërë kryetari Haki Rugova.

“Kam ardhur ta bëj Istogun qendër ku mund të vijnë shumë qytetarë”.

“Plani im është që të investoj 150 milionë euro për këto katër vjet në Istog”.

“Investitorëve duhet dhënë përkrahje. Në Istog kjo nuk ndodhur. “Nuk u jepet tenderi, prandaj nuk mundet të ndërtohet as një ‘kaçak pulash’”.

Dreshaj ka deklaruar se në Istog do të sjellë biznese të ndryshme: një firmë për vajrat e makinave dhe një tjetër të përpunimit të drurit, të cilat do të kontribuojnë në hapjen e më shumë vendeve të punës, njofton Klan Kosova.

“Jam shumë i bindur se nëse forca e Haradinajt dhe Veselit nuk qet në dritë diçka, atëherë kemi humbur si parti por edhe si Kosovë”.

Më tej, Dreshaj ka thënë se Kosova duhet të përfitojë nga ftohja e marrëdhënieve Turqi – Gjermani, në mënyrë që investitorët të sillen këtu.

“Marrëdhëniet gjermano-turke janë të dobëta. Nga Qeveria e Kosovës ishte dashtë që të shfrytëzohej kjo hapësirë dhe të hapeshin vende pune këtu. Kosova plotëson më shumë kushte sesa shumë shtete në BE, por derisa nuk funksionon ligji dhe ka korrupsion investimet nuk do të ndodhin”.

“Gjermania e di se si marrim frymë ne”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme