Kryetari i ri i Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, nëpërmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka premtuar se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim.
Ai ka përsëritur thënien “e famshme” gjatë fushatës, kur kishte deklaruar se “çfarë taksiratlie është do të fitojë”, duke aluduar se detyra e kryetarit të Komunës kërkon angazhim. e fitoj, apo jo?
Postimi i plotë:
Ju pata thënë se jam taksiratli e fitoj, apo jo?
Ju pata thënë se sa herë të do Haki Rugova e mposhti në zgjedhje, apo jo?
Këto i përkasin tani të kaluarës. Istogas të dashur, ju falënderojë përzemërsisht për besimin tuaj.
Ju premtoj se do të jem kryetar i të gjithëve, pa asnjë dallim.
Ju garantoj se Istogun e presin ditë të mira nën udhëheqjen tonë. Na qoftë puna e mbarë!
Gani Dreshaj