Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, e ka quajtur horror rastin e ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë.
Sipas tij, kjo ka ndodhur kur në vendin e vetëm nuk ka ministër të Shëndetësisë.
“Fatkeqësisht ky lajm nuk do të duhej të ishte lajm, nuk do të duhej të ndodhte kjo është horror. Kjo ndodh kur nuk kemi ministër, kjo ndodh kur nuk kemi person që është përgjegjës për një dështim ose një sukses”. tha ai.
Dreshaj i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurt që të veproj menjëherë që të zgjidhet ministri i Shëndetësisë.
“Këtu duhet të veproj kryeministri menjëherë veprimi duhet të jetë urgjent në drejtim të vendosjes së personave vendimmarrës e jo të vazhdohet me ushtrues detyre ose persona të autorizuar”.
“Nuk po them që kjo do të kishte ndodhur edhe po të ishte ministri, por e kishim pasur adresën e përgjegjësit”, tha ai.
Barrikadat në veri të vendosur nga bandat serbe kanë hyrë në ditën e 13, deputeti Dreshaj tha së kjo situatë është për t’u brengosur jo vetëm vendi, por edhe shtete mike të Kosovës.
“Sa i përket situatës në veri me të vërtetë është situatë për tu brengosur jo vetëm vendi por edhe organizatat ndërkombëtare dhe shtetet mike të cilat e kanë pruar Kosovën në ditën që jemi sot, pra kanë pru shtetësinë e Kosovës. Shtet mike duhet që të kryejnë veprime shumë praktike në normalizim të situatës në veri”, tha ai.
“Ndërsa ujor që veprimet e bërë të qeverisë tonë të ke qenë në harmonizim me miqtë tanë nëse ka ndodhur e kundërta atëherë vërtetë situata është për tu brengosur shumë” tha ai.
Ai tha se përgjegjës për lirinë e lëvizjes dhe sigurinë është KFOR-i dhe se Qeveria duhet që së bashku me ta të zgjidh këtë problem.