Të mërkurën në Suharekë zhvillohet derbi për vendin e parë të Ipko Superligës në mes Ballkanit dhe Dritës.
Të mërkurën prej orës 13:00 në Suharekë do të zhvillohet derbi për vendin e parë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Lideri aktual, Ballkani, do ta presë para tifozëve të vet rivalen e drejtpërdrejt për titull, Dritën, e cila aktualisht është e dyta në renditje me vetëm një pikë më pakë.
Gjilanasit janë përgatitur jashtëzakonisht mirë me shpresën që ta mposhtin si mysafirë ekipin e Ismet Munishit dhe t’ia rrëmbejnë kreun
“Klubi jonë sot ka kryer stervitjen e fundit në prag të takimit të nesërm përball Ballkanit.
Ekipi do të udhëtoj i kompletuar dhe të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion të trenerit Ardian Nuhiu për këtë takim. Ekipi vjen nga një seri e mirë prej tri fitoreve radhazi”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Në anën tjetër, edhe Ballkani tashmë është i gatshëm për këtë super-përballje në të cilën hyn pas barazimit pozitiv që e nxjerri në kryeqytet të shtunën në derbin e madh me Prishtinën, e cila tani bashkë me Gjilanin i kanë nga tri pikë më pak sesa kryesuesi.