Drita – Prishtina, formacionet zyrtare të derbit të javës në Superligën e Kosovës

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Drita dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Klubi gjilanas është nikoqir i kryeqytetasve në ndeshjen derbi të javës, e cila zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut vjen nga tri fitore radhazi dhe synon ta shfrytëzoj terrenin vendas për të marrë fitoren e radhës dhe për t’u larguar nga ndjekësit në luftën për titull, por do të ishte i kënaqur edhe me një pikë.

Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit gjithashtu është në formë të lartë me tri fitore radhazi dhe imperativi i vetëm është fitorja pasi do t’i afrohej Dritës në vetëm një pikë dhe do të ndizte edhe për shumë garën për titull.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drita: Maloku; Limani, Arago, Cuculi, Blakqori; B.Shabani, Namani; Xh.Shabani, Vucaj, Haxhimusa; Fazliu;

Prishtina: Nika; B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici; Boshnjaku, Lilaj; Mankenda, E.Krasniqi, Abazi; Kryeziu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme