Drita e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 3:1, në ndeshjen e javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Gjilanasit arkëtuan pikë të plota, pas dy disfatave rresht kundër Trepçës ’89 dhe Prishtinës.
Me këtë triumf, skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu është rikthyer në pozitën e parë. Brenda 15 minutave të parë të ndeshjes, Drita ka shënuar dy gola me sulmuesin e krahut, Xhevdet Shabanin. Për 1:0, Shabani e realizoi në minutën e 5-t. I njëjti lojtari shënoi edhe në minutën e 15-të nga gjuajtja e lirë. 2:0 për vendasit u mbyll pjesa e parë, ndërkaq në të dytën u shënua edhe dy gola të tjerë, nga një për secilën skuadër.
Së pari, Besa e ngushtoi epërsinë e Dritës në 2:1 me golin e Ardi Hajdinit në minutën e 65-të. Por,reagimi i vendasve ishte i shpejt. Bujar Shabani shënoi minutën e 67-të për rezultatin përfundimtar 3:1. Me 47 pikë, Drita ka kaluar në pozitën e parë. Ndërkaq Besa është e fundit me vetëm shtatë pikë.