Skuadra Drita e ka mposhtur atë të Gjilanit me rezultat 3-1, kështu duke realizuar fitoren e 10-të me radhë në kuadër të kampionatit.
E veçantë ka qenë se të dyja skuadrat janë futur në këtë ndeshje me nga nëntë fitore të siguruara.
Në minutën e pestë Drita e realizoi golin e parë nëpërmjet kapitenit Ardian Limani.
Gjilani arriti ta barazonte rezultatin në 1-1, 20 minuta para fundit të ndeshjes kur shënoi futbollisti, Fiton Hajdari.
Më pas, Haxhi Neziraj depërtoi bukur dhe asistoi për sulmuesin afrikan Kyrian Nwabueze i cili shënoi me lehtësi për 2-1.
Ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes, ishte mesfushori Erjon Vucaj që shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.