Drita ka shënuar fitore ndaj Flamurtarit me rezultat 3:1 dhe është përforcuar në pozitën e parë, duke shfrytëzuar barazimin e Prishtinës me Vëllaznimit (2:2).
Drita kaloi shumë herët në epërsi me golin e Bujar Shabanit (2’) dhe me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë. Mysafirët barazuan në minutën e 54-t me Shqipdon Ademit.
Drita e riktheu epërsinë me anë të rezervistit Haxhi Neziraj, ndërsa rezultatin përfundimtar 3:1 e vendosi Xhendet Shabani (80’), pas harkimit të Livorekës. Pas javës së 25-të, Drita është përforcuar në pozitën e parë, tani me 47 pikë, tri më tepër se Prishtina.