Është hedhur shorti për raundin e parë të Ligës së Konferencës në Nyon të Zvicrës.
Drita, aty ka mësuar për kundërshtarin e saj që e zhvillon në kuadër të garës më të re nga UEFA.
Klubi kosovar që përfundoi i dyti në Superligën e Kosovës, do të ketë punë me skuadrën Deçiq.
Deçiq është klub nga Tuzi i Malit të Zi që njihet më shumë se skuadër shqiptare, për shkak të udhëheqësisë.
Në këtë përballje, Drita do të jetë mysafir i skuadrës nga Superliga e Malit të Zi.