Majlinda Kelmendi ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix në Tel Aviv.
Ajo ka mposhtur në finale me Ippon, në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, izrealiten Gili Cohen.
Për këtë fitore është shprehur shumë i lumtur trajneri i saj, Driton Kuka.
“E arta e Kombit! Grand Prix Tel Aviv një finale e çmendur e Majlindës! I lumtur shumë me performansën e saj”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Për xhudisten kosovare – kampione olimpike, kjo është medalja e parë e artë pas një periudhe të gjatë, kohë në të cilën është përballur me një lëndim.