Kuka uron 12-vjetorin e Pavarësisë nga salla e Kuvendit

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo Driton Kuka ka uruar 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga salla e Kuvendit.

“Urime Pavarësia! 12 vjet shtet drejtpërdrejt nga Parlamenti i Republikës së Kosovës. Kosovës i duhet unitet politik më shumë se kurrë për të mirën e vendit! Kosova mbi të gjitha …” – ka shkruar Kuka në faqen e tij në “Facebook”, ndërsa mesazhin e ka përcjellë me një foto nga salla e Kuvendit, përkrah kampiones olimpike Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqit.

Të ngjashme