Trajneri i suksesshëm kosovar, Driton Kuka, nga sot është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kryeministri në dorëheqje njëherit edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njoftoi për aderimin e ri në parti përmes një shkrimi në Facebook.
Me këtë rast ai tha se ndjehet jashtëzakonisht i nderuar me vendimin e Kukës, të cilin e cilësoi si një ndër heronjtë e sportit tonë, trajnerit e suksesshëm dhe meritor që i solli Kosovës qindra medalje të arta në xhudo, për t’iu bashkuar AAK-së.
“I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë “2 Korriku”. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.