Ekonomia Online
FUNDIT

Driton Selmanaj rezulton pozitiv me Covid, thotë se nuk kishte simptoma

Driton Selmanaj rezulton pozitiv me Covid, thotë se nuk kishte simptoma

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19. “Dje e kam bërë testin për COVID-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësorë po më thonë që jam a-simptomatik”, ka njoftuar Selmanaj. Selmanaj bën të ditur se është vetizoluar. “Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe […]

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Dje e kam bërë testin për COVID-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësorë po më thonë që jam a-simptomatik”, ka njoftuar Selmanaj.

Selmanaj bën të ditur se është vetizoluar.

“Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës t’i kryej nga shtëpia”, përfundon Selmanaj.

Dy ditë më herët, edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili vjen nga e njëjta parti si Selmanaj, njoftoi se ka dalë pozitiv.

Po ashtu, një numër i deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë infektuar me Coronavirus; disa prej tyre tashmë janë shëruar.

Të ngjashme