Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pasi nuk është votuar projektligji i cili e heq kufizimin diskriminues për 15 vite stazh të sigurimit pensional, për qytetarët e Kosovës.
Ai tha se ky projektligj kishte për qëllim që të iu njihet e drejta e stazhit të punës për periudhën 1990-1999 por që nuk e votuan LVV dhe partnerët e saj e që e quan fat të keq.
Selamanj shtoi se janë 11 mijë pensionistë kanë mbetur, të cilët diskriminohen nga ligji që aplikohet në Kosovë.
Në fund ai theksoi se ky diskriminim, nxjerr konkludime absurde se si politika i ka trajtuar dhe po vazhdon ti trajtoj një numër kaq të madh të qytetarëve tonë, për shkak se kanë zgjedhur të mos punojnë nën regjimin pushtues serb.