Droga drejt Italisë, jepet masa e sigurisë për të arrestuarit

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 13:00 | Nga

Në gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca për masën e sigurisë ndaj të arrestuarve për drogën e sekuestruar dy ditë më parë.

Gjykata ka lënë të lirë Lazër Lazerin, për të cilin u vendos detyrim paraqitje. Ndërsa Gjon, Vitor dhe Jurgen Brahja do të jenë në arrest me burg. Dy shtetasit italianë do të paraqiten për masën e sigurisë të martën.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Leçes në Itali zbulunr një grup personash, të cilet dyshohen se kanë organizuar një trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike nga bregdeti i Gjirit të Lalëzit, në vendin tonë, drejt brigjeve të Brindizit në Itali.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme