Në kuadër të zbatimit të Urdhrit Operativ, “Parandalimi i Aksidenteve në Trafikun Rrugor” të Policisë së Kosovës, DRP e Ferizajt, ka ndërmarrë veprimet e duhura konform këtij urdhri operativ, që nënkupton masa shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë, parandalimin e aksidenteve të trafikut dhe zbatimin e ligjshmërisë në funksion të menaxhimit dhe kontrollit të trafikut rrugor.
Që nga momenti i zbatimit të këtij urdhri operativ, DRP e Ferizajt ka bërë koordinimin dhe bashkërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, shtimin e numrit të zyrtarëve policor duke vënë pika kontrolli i dhe duke aplikuar metodat e avancuara nga ana e njësiteve policore me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik, me theks të veçantë të aksidenteve me pasoja fatale.
Gjithashtu përmes mediave lokale, DRP e Ferizajt, ka bërë thirrje dhe i ka njoftuar qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për veprimet shtesë operacionale policore në kuadër të Task Forcës, si mekanizëm i krijuar në kuadër të Urdhrit Operativ të lartshënuar. Vetëm në periudhën kohore prej, 24.07.2018 deri më 29.07.2018, sipas programit të Taskë Forcës, në DRP-në e Ferizajt, janë kryer 199 patrullime, në pika të ndryshme, janë vendosur 553 pika kontrolli, ndërkaq për kundërvajtje të ndryshme në trafik për këtë periudhë kohore janë shqiptuar, 1060 gjoba (tiketa).
Gjatë kësaj periudhe kohore, në zonën që mbulon DRP e Ferizajt, kanë ndodhur gjithsej, 42 aksidente prej të cilëve: 1 me pasoja fatale, 18 me lëndime dhe 23 aksidente trafiku me dëme materiale.