Dua Lipa dhe Callum Turner bëjnë paraqitjen e parë në tapetin e kuq si burrë e grua

Prishtinë | 04 Gus 2026 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, kanë bërë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq si burrë e grua.

Ata morën pjesë në premierën e filmit më të ri të aktorit britanik, “One Night Only”, e mbajtur të hënën në New York.

Artistja tërhoqi vëmendjen me një fustan të personalizuar nga Ferragamo, të stiluar nga Lorenzo Posocco.

Nga ana tjetër, aktori i njohur u shfaq elegant me një kostum blu të errët nga Louis Vuitton.

Të ngjashme