Instituti britanik për Performancën e Muzikës Moderne ka analizuar profilet e të famshmëve në rrjetin social Instagram për të përcaktuar se kush ka më shumë ndjekës të rremë.
Zbulimet janë tronditëse.
Në vendin e parë është prezantuesja amerikane televizive Ellen DeGeneres, e cila ndiqet nga 74.4 milionë njerëz, 58 për qind e të cilëve janë të rremë.
Pason këngëtarja dhe aktorja Katie Perry me 53 për qind ndjekës të rremë; ylli Courtney Kardashian me 80 milionë ndjekës, gati gjysma e të cilëve, 49 për qind, janë fals.
Këngëtarja Taylor Swift ka të njëjtën përqindje të ndjekësve të rremë, me gjithsej 119 milionë ndjekës.
Nga motrat e tjera Kardashian – Jenner, Chloe dhe Kim kanë 44 për qind të shoqëruesve të rremë, Kendal Jenner 33, ndërsa më së paku, 31 për qind, aktualisht ka motra më e suksesshme, Kylie Jenner.
Ndërkaq, këngëtarja jonë, Dua Lipa, pozicionet në vendin e 23 të kësaj liste, me 32,000,000 ndjekës në total, e nga të cilët 39 % janë të rremë.
Kurse ylli tjetër me prejardhje shqiptare, Rita Ora, nuk është pjesë e listës me gjithsejtë 70 yje të showbizit.
Top-10 të famshmit që kanë më së shumti ndjekës të rremë në Instagram.
1. Ellen DeGeneres – 49 për qind
2. BTS – 47 për qind
3. Kourtney Kardashian – 46 për qind
4. Taylor Swift – 46 për qind
5. Ariana Grande – 46 për qind
6. Deepika Padukone – 45 për qind
7. Miley Cyrus – 45 për qind
8. Katy Perry – 44 për qind
9. Khloe Kardashian – 43 për qind
10. Priyanka Chopra – 43 për qind