Dua Lipa me dukje të veçantë në klipin e këngës “Love Again”

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptarja me famë internacionale, Dua Lipa, ka publikuar klipin e këngës “Love Again”.

Siç tanimë shquhet për stilin e veçantë, artistja edhe në këtë videoklip vjen me një paraqitje të mrekullueshme.

Kënga është pjesë e albumit të saj të dytë të quajtur “Future Nostalgia”, i cili u lansua në prill të vitit 2020.

Në një nga skenat, 25 vjeçarja vjen në një set kostumi kauboj hipur në një dem, ndërsa në paraqitjen tjetër shfaqet si ‘palaço’.

“Love Again” në versionin audio u publikua më 9 prill të vitit 2020, gjersa deri më tani ka mbledhur mbi 30 milionë klikime në platformën YouTube.

Kjo ndërkohë është cilësuar si një nga projektet më të mira e më të suksesshme të yllit shqiptar.

Dua po vazhdon të korrë suksese të mëdha dhe vetëm pak ditë më parë fitoi çmimin “Artistja femër e vitit” në “iHeartRadio Music Awards 2021”.

Ajo po ashtu do të jetë pjesëmarrëse edhe në një sërë festivalesh që do të organizohen në vazhdim përfshirë edhe “Primavera Sound”. 

Të ngjashme