Coronavirusi është shpallur zyrtarisht një pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetit, dy muaj e gjysmë pas fillimit të përhapjes.
Deri më tani janë konfirmuar 125 mijë raste në të gjithë botën, gjersa 4,500 kanë ndërruar jetë.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e shqetësuar për një grup njerëzish më të ndjeshëm, mori rrjetin social, Instagram, për të shpërndarë një mesazh sensibilizues.
Ajo kërkon që në këto kohë, të mos jemi diskriminues ndaj refugjatëve.
“Coronavirusi nuk diskriminon dhe nuk duhet as ne. Refugjatët janë disa prej personave më të prekshëm në planet, shpesh jetojnë në vende me turma me shërbime të limituara të shëndetit. Kur ngritet paniku, të gjithë njerëzit janë në lëvizje, përfshirë refugjatët mund të jenë veçanërisht një target”.
“Agjencitë e Kombeve të Bashkuara po bëjnë punë të mrekullueshme në terren dhe në planifikimin ndërkombëtar. Ju mund të ndihmoni duke dhuruar në UNHCR, apel emergjent për t’i mbrojtur refugjatët dhe komunitetet nikoqire nga COVID-19”, ka shkruar artistja 24-vjeçare.
Më poshtë ju sjellim disa këshilla për parandalimin e infektimit me coronavirus: