Dua Lipa me urim të veçantë për Dukagjinin në Ditën Ndërkombëtare të Babait

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Kjo e diel (21 qershor) shënohet si Dita Ndërkombëtare e Babait.

Me këtë rast, në këtë ditë të rëndësishme dhe mjaft të veçantë për baballarët urimet e ndryshme dhe dedikimet nuk mungojnë as nga fëmijët e tyre.

Një të tillë ditën e sotme e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Artistja, e cila numëron 47.2 milionë ndjekës në Instagram, ka zgjedhur dy imazhe kur ishte e vogël dhe dy si e rritur për të uruar babanë e saj.

“Urime Ditën e Babait për shokun tim të ngushtë”, ka shkruar mes tjerash 24-vjeçarja.

Këngëtarja ndërkohë ruan një raport shumë të mirë dhe të afërt me babanë e saj, duke pasur parasysh që ka ndjekur edhe hapat e të atit për muzikë.

Sidoqoftë, Dukagjini dhe bashkëshortja e tij Anesa përveç Duas janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë: Rinës dhe Gjinit.

Të ngjashme