Dua Lipa merr sërish vëmendjen me bashkëpunimin e saj të ri me shtëpinë e modës “Versace”

Prishtinë | 04 Maj 2023 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Pas shkëlqimit në “Met Gala” Dua Lipa ka marrë sërish vëmendjen me bashkëpunimin e saj të ri me shtëpinë e modës “Versace”.

Ka qenë vetë Donatella Versace që përmes një postimi, ka shpjeguar se së bashku me Duan kanë krijuar një koleksion të modës së lartë.

“Lajmi doli! Jemi të emocionuara t’ju lajmërojmë për koleksionin e Versace, ‘La Vacanza’, të cilin e kemi dizenjuar së bashku Koleksioni do të shfaqet të martën, më 23 Maj në Kanë, Francë. Mezi presim t’ju tregojmë se çfarë kemi krijuar!”

Të ngjashme