Dua Lipa ka postuar mesazhe për “t’i besuar instinkteve” pasi i dashuri i saj Isaac Carew besohet se e ka tradhtuar në një klub nate në të cilin po këndohej kënga e saj “One Kiss”.
Tabloidi britanik “The Sun” të martën mbrëma ka publikuar një video në të cilën shihet ish-modeli duke vallëzuar me një zeshkane.
Lipa dhe Carew rinisën lidhjen e tyre në janar, pasi u ndanë në muajin shkurt të vitit të kaluar, transmeton Koha.net.
Në atë që duket si referencë për akuzat ndaj të dashurit të saj, Lipa përmes Twitterit ka këshilluar fansat se është mirë që të dashurit t’i mbajnë afër vetes.
“Duhet t’i mbani afër shoqërinë dhe të dashurit, besoni instinkteve”, ka shkruar Dua Lipa, raporton EveningStandard.
“Mos i lejoni të shkojnë njerëzit që nuk kanë asgjë tjetër përveç sinqeritetit, që ta duan të mirën pa interes”, ka porositur ajo.
Kur u pyet nga një fanse për njerëzit që largohen, Lipa i është përgjigjur: “E dashur mendoj se frika më e madhe është kur lejoni veten të qëndrojnë njerëzit toksikë për një kohë të gjatë. Do t’i njihni të mirët që do të paralajmërojnë për të këqijtë. Besoju atyre para se të bësh gjënë më të vështirë”.