Dua Lipa publikon ‘selfie’ nga banja, por harron prapavijën – fansat symbrehtë vërejnë shenjat e duarve në xhamin e dushit

Prishtinë | 09 Kor 2023 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa i tërboi fansat këtë javë pasi ata u duk se panë një detaj shumë të mprehtë në një ‘selfie’ që ajo publikoi nga banja.

Këngëtarja 27 vjeçe, pozoi para një pasqyre teksa tërhiqte bluzën e saj të madhe për të zbuluar barkun e tonifikuar, shkruan DailyMail.

Por ndjekësit u hutuan nga dushi në sfond me disa që ishin të bindur se mund të dallonin gjurmët e duarve në derën e xhamit të mbuluar me avull.

Fansat u tronditën nga detaji me disa që sugjeruan se ajo kishte lënë shenja me të dashurin e saj Romain Gavras, 41 vjeç.

Duke komentuar në fotografinë e publikuar, një llogari e quajtur Nainiii shkroi: “Nuk kishte asgjë të pastër në atë dush nga ajo që shoh”.

Dhe një i dytë shkroi: “Nga ajo që po shoh diçka ka ndodhur vërtet në atë dush”.

Ndërkohë një tjetër komentues pyeti me paturpësi: “Si ndodhi kjo?”.

Kjo paraqitje vjen pasi Dua shfaqi figurën e saj fenomenale në një sërë fotografish me bikini dhe u qetësua me të dashurin e saj gjatë udhëtimit të saj idilik në Sifnos të Greqisë.

Lipa është përndryshe prej muajsh në një lidhje serioze me Romain, i cili më parë ka qenë i dashuri i Rita

Orës.

Të ngjashme