Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u pa së fundmi duke shëtitur në rrugët e Palermos, ndërsa ishte e shoqëruar nga partneri i saj, aktori Callum Turner.
Dua Lipa, e lindur më 22 gusht 1995 në Londër, ka arritur të bëhet një nga artistet më të suksesshme në botë në fushën e muzikës pop, me hite si “New Rules” dhe “IDGAF” dhe bashkëpunime me artistë të njohur si Calvin Harris dhe Martin Garrix. Albumi i saj Future Nostalgia nga viti 2020, i solli asaj çmime prestigjioze dhe vlerësime të larta nga kritika.
Përveç muzikës, Dua është një ikonë e stilit dhe influencuese e madhe në modë, me kontrata me marka të mëdha ndërkombëtare. Financiarisht, ajo është ndër artistet më të pasura shqiptare, me pasuri që arrijnë dhjetëra milionë dollarë nga koncertet, muzikë dhe fushatat e modës.