Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtarë, Dua Lipa, ka shijuar një javë të tërë brigjeve të bregdetit shqiptar.
Pas vizitës në Tiranë dhe Krujë, familja Lipa u shoqëruan nga kryeministri shqiptar Edi Rama në jug të Shqipërisë, për të shijuar disa ditë të mira pushimi në det.
Mëngjesin e së enjtes, Dua ka arritur në brigjet e detit të Dhërmiut me një jaht luksoz, shoqëruar nga prindërit, vëllai dhe motra, si dhe i dashuri i saj.
Në disa fotografi të publikuara nga Telegrafi shihet teksa zbret këngëtarja shqiptare në detin Jon.
Edhe vet Dua e konfirmoi përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, se është duke shijuar kohën më të mirë me diell në jugun e Shqipërisë.
Dua këto ditë është treguar aktive edhe në muzikë, duke publikuar klipin e ri “Demeanor” – bashkëpunim me artistin e ndjerë, Pop Smoke.