Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës, ka treguar të enjten që do ta votojë Projektligjin për tërheqjen e një pjese të kursimeve në Trust.
Qëndrimi i Baljes është i ndryshëm nga subjekti politik me të cilin deputetja nga komuniteti boshnjak ka koalicion; Lëvizja Vetëvendosje.
Partia që drejtohet nga Albin Kurti e konsideron si gabim tërheqjen e Trustit, duke pretenduar që ka pasoja afatgjate.
Por deputetja Duda Balje ka thënë se e kupton tërheqjen e Trustit.
“Unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj”, ka shkruar ajo në Facebook.
Projektligji për Trustin është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe po mbështetet edhe nga partitë e tjera opozitare.