Duda Balje, deputete në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti boshnjak, njëherit edhe kryesuese e komisionit për Intelegjencë, i ka shprehur mirëseardhje Lëvizjes Vetëvendosje në komisionin për Inteligjencë.
Pas mbledhjes së mbajtur sot të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Balje, ka postuar një foto në llogarinë e saj në Facebook, duke i uruar mirëseardhje VV-së në komision.
“Mirëseardhje për VV-në në Komisionin e Intelegjenës”, ka shkruar Balje.