Franca takohet me Belgjikën në gjysmëfinalen e parë të Botërorit të futbollit, të martën mbrëma.
Më poshtë “Reuters” paraqet disa prej dueleve të lojtarëve në fushë që mund të jenë vendimtare për këtë sfidë ndërmjet përfaqësueseve evropiane.
Kevin de Bruyne (Belgjikë) – N’Golo Kante (Francë)
De Bruyne është njëri prej pasuesve më të zgjuar të topit në futbollin modern dhe njëri prej më të mirëve për pasime të gjata po ashtu. Brazili thjeshtë nuk ka mundur t’i kundërvihet atij në pjesën e parë në ndeshjen çerekfinale.
Por ylli belg të martën mbrëma në St. Petersburg do të jetë përballë njërit prej mesfushorëve defensivë më të mirë në botë, N’Golo Kante, në betejën që me shumë gjasa edhe mund të vendosë sfidën e parë gjysmëfinale të Botërorit.