Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo brenda dhjetë dite do të zgjidhin edhe sfidën e fundit për vitin 2018.
Kjo sfidë ka të bëjë me golashënuesin më të mirë të vitit 2018, me golat e shënuara për ekipet e tyre dhe ekipet kombëtare.
Ylli i Barcelonës me 47 gola të shënuara deri më tani, ka një avantazh ndaj Cristiano Ronaldos, i cili ka shënuar vetëm 44 gola.
Por, deri në fund të vitit, Messi ka edhe një ndeshje për të zhvilluar, ndërsa Cristiano Ronaldo edhe tri.
Barcelona i jep fund këtij viti me përballjen e së shtunës kundër Celta Vigos në ‘Camp Nou’, dhe Messi do të ketë mundësinë të rris avantazhin përballë Ronaldos.
Në anën tjetër, portugezi që ka realizuar 44 gola, deri në fund të këtij viti me Juventusin zhvillon edhe tri ndeshje, ndaj Romës, Atalantës dhe Sampdoria.
Edhe këtë vit, këta dy gjeni kanë mbetur pa konkurrencë në aspektin e golave, duke lënë larg Robert Lewandowskin, që ka shënuar deri më tani 42 gola, Antonio Griezmann me 38, Harry Kane me 37, dhe Mohamed Salah me 36 gola.