Dugolli: Ata që e kanë thirrur seancën urdhëruan të ndalet kapja e vrasësve të policit Enver Zymberi

Prishtinë | 12 Tet 2023 | 12:07 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i VV-së Enver Dugolli, ka thënë se partitë që e kanë thirrur seancën për Policinë, kanë dhënë urdhër që të ndalohet aksioni i Policisë së Kosovës për kapjen e vrasësve të policit Enver Zymberi, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, për atë urdhër ende nuk dihet se kush e vrau policin Zymberi.

“Ka të bëjë edhe me pyetjen pikërisht janë ata që i kanë vu ato pankarta, po e di se thirrësit e kësaj seanca janë ata që në një kohë kanë qenë edhe drejtues i Policisë dhe e di se kush ka dhënë urdhër për ndalim për kapjen e atyre që vranë policin”.

“Atëherë kishim një hero, por kishim një urdhër që i ndaloj policin që t’i kapin dhe të dimë se kush ishin ata që e vranë Enver Zymberin. Kishte një ligj për amnisti këto janë fakte dhe krahasimi se kush pi rri afër Policës dhe kush po i harron. Sot e asaj dite vrasësit e Zymebrit nuk dihet se kush janë në momenti që Policia u dashtë me shkuar me i kap edhe janë kërcënuar kthehuni ose nuk do të jeni më polic të Kosovës. Me emra nuk mund të i’u jap, por mund t’i gjeni”, tha ai.

Të ngjashme