Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të dhjetëvjetorit të pavarësisë, Bujar Dugollin.
“Për kontributin e tij si Kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve, si pjesë e Konferencës së Parisit më 1999 dhe për punën e tij akademike, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë edhe Bujar Dugollin”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Por, pasi ka marr këtë dekoratë Dugolli ka vendosur që të pëlqejë edhe faqen e Presidentit të Kosovës.
“Like” Dugolli ia ka bërë faqes se Thaçit një orë pasi e ka pranuar këtë dekoratë.
Ky fakt shihet edhe në profilin e tij të Facebook, shkruan Gazeta Monitor.