UP-ja hap konkursin për vitin e ri akademik, Fakulteti Filozofik pranon 727 studentë të rinj

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 12:03 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës ka hapur sot konkursin për studentë për vitin akademik 2018/19. Bujar Dugolli, dekan në Fakultetin Filozofik, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se në këtë fakultet do të pranohen 727 studentë nga të gjitha kategoritë.

Ai tha se pranimi i konkursit të studentëve është i hapur deri më datë 17 korrik, në ora 16:00, ndërsa provimi pranues do të mbahet më 19 korrik duke filluar nga ora 09:00.

Dugolli bëri të ditur se programet të cilat janë të hapura në këtë fakultet për pranimin e studentëve të rinj janë, puna sociale, historia, shkencat politike, sociologjia, psikologjia, antropologjia me dy drejtime, etnologjia dhe arkeologjia.

“Fakulteti Filozofik ka dhënë një numër mbi bazën e asaj që jemi të akredituar. Edhe këtë vit, por edhe vitin e kaluar kemi respektuar strikt kuotat në të cilën na është lejuar nga Agjencia e Akreditimit për të pranuar studentët e rinj. I kemi kërkuar diku rreth 610 studentë në të gjitha departamentet, programet e studimit”.

“Ndërsa me shtesat që janë aplikuar nga ministria e Arsimit sa i përket fëmijëve të dëshmorëve, pakicave, kandidatëve që vijnë nga Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia dhe Shqipëria, gjithsej numri do të shkojë në 727 studentë që do të pranohen në Fakultetin Filozofik”, tha Dugolli.

Eridon Elshani, nxënës nga Drenasi, i cili sot ka ardhur në Fakultetin Filozofik që të konkurrojë për drejtimin e shkencave politike, tha se pritshmëritë e tij për të qenë pjesë e këtij fakulteti janë shumë të mëdha, raporton EO.

“Sot kam ardhur për të aplikuar në fakultet në drejtimin Shkenca Politike. E kam zgjedhur këtë drejtim sepse mendoj që është i duhuri për mua dhe është atraktiv. Pritshmëritë për pranim janë të mëdha, sepse kam pasur një test të arsyeshëm”, tha Elshani.

Mërgime Zeka nga Prishtina, e cila ka konkurruar në programin Gjuhë shqipe, tha se ky program, sipas saj, nuk ka shumë konkurrencë dhe mendon që kjo do të jetë një hapësirë e mirë për të në të ardhmen.

“Kam ardhur me rastin e hapjes së konkursit për pranimin e studentëve dhe po shpresoj që do të pranohem. Kam ardhur për të aplikuar në programin Gjuhë shqipe. E kam zgjedhur këtë program ndoshta që nuk ka konkurrencë të madhe dhe që mendoj që në të ardhmen do të kem ndonjë përparësi”, tha Zeka.

Ndërsa, Dorina Lamallari nga komuna e Vitisë, drejtimin e Ekonomisë e sheh si më të arsyeshmin për të studiuar.

“Kam ardhur për regjistrim në vitin e parë të studimeve, drejtimi ekonomik. E kam zgjedhur këtë drejtim për arsye se familjarisht jemi pothuajse të gjithë në drejtimin ekonomist dhe më ka pëlqyer për shkak se në të ardhmen nëse hapi ndonjë biznes me pas më shumë mundësi për punë”, tha ajo.

Të ngjashme