Zëvendesministri i MPB-së, z. Enver Dugolli mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Rahovec, të cilin e udhëhoqi kryetari i Komunës, z. Smail Latifi.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë, sfidat dhe prioritetet në këtë fushë, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qendrore e lokale dhe mekanizmave të sigurisë.
“Sot mora pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Rahovec, të cilin e udhëhoqi kryetari i Komunës, z. Smail Latifi.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë, sfidat dhe prioritetet në këtë fushë, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qendrore e lokale dhe mekanizmave të sigurisë.
Në adresimin tim theksova rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërinstitucional, me qëllim të parandalimit të dukurive negative, rritjes së sigurisë publike dhe adresimit me kohë të shqetësimeve të qytetarëve. Siguria në bashkësi ndërtohet përmes bashkëpunimit, përgjegjësisë institucionale dhe besimit të ndërsjellë.
Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar në mbështetjen e komunave dhe të mekanizmave përkatës për forcimin e sigurisë dhe krijimin e një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët” shkruan Dugolli në njoftim.
