Njerëzit që nuk tymosin rrezikohen më shumë të vdesin nga sëmundje serioze të mushkërive, nëse janë rritur nga prindër duhanpirës.
Ky është konkluzioni i një studimi të fundit amerikan, i cili arriti në përfundimin se të thithurit të tymit të duhanit në fëmijëri bënte që numri i vdekjeve të përvitshme të shtohej me 7 persona më shumë në çdo 100 mijë të rritur joduhanpirës.
Studimi i udhëhequr nga shoqata “American Cancer Society” mori në shqyrtim 70 mijë e 900 burra e gra joduhanpirëse. Ekspertët sugjerojnë se, mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët është lënia e duhanit.
Një tjetër gjetje e studimit ishte se, nëse pjesëmarrësit kanë jetuar me një duhanpirës gjatë periudhës madhore, atëherë ata janë ndeshur me komplikacione të tjera shëndetësore.
Ekspozimi ndaj tymit të duhanit për 10 ose më shumë orë çdo javë shton rrezikun e vdekjes nga sëmundja e ishemisë në zemër me 27 për qind, nga sulmi kardiak me 23 për qind dhe sëmundje kronike të bllokimit të mushkërive me 42 për qind, krahasuar me ata që kanë jetuar në krah të joduhanpirësve.
Studimi është publikuar në rëvistën amerikane të mjekësisë parandaluese (American Journal of Preventive Medicine).
Pjesëmarrësit janë pyetur mbi ekspozimin e tyre ndaj duhanit përgjatë jetës, e më pas është ndjekur me imtësi zhvillimi i shëndetit të tyre për 22 vitet në vijim.