Këngëtarja e mirënjohur, Pink, ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19, por fatmirësisht është shëruar. Fituesja e çmimit “Grammy”, ka treguar se 2 javë më parë zbuloi se ishte prekur nga virusi dhe se tani ndihet më mirë. Ajo ju kërkuar me lutje fansave të saj që të qëndrojnë në shtëpi dhe ka treguar se ka dhuruar miliona dollarë për fondet e emergjencës.
Pink është shprehur se ajo dhe djali i saj 3-vjeçar kanë shfaqur simptoma të Covid-19 dhe pasi janë ritestuar fatmirësisht kanë rezultuar negativ. Ajo është shprehur se mungesa e testimeve në masë, është padyshim një dështim dhe parodi e qeverisë.
Ajo e ka cilësuar sëmundjen si shumë serioze dhe të vëretetë. “Njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo sëmundje prek të rinjtë dhe të moshuarit, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të pasur dhe të varfër, dhe testimet duhet të jenë falas dhe të aksesueshëm në një masë më të gjerë për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet, miqtë dhe komunitetin tonë”, është shprehur Pink.Sponsored by Revcontent.
Këngëtarja ka zbuluar se do të dhurojë nga 500 mijë dollarë si për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar të Tempullit në Filadelfia dhe për fondin e krizës së Covid-19 të kryetarit të bashkisë së Los Angeles. Në fund ajo ka falenderuar profesionistët e shërbimit shëndetësor dhe ju ka bërë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, sepse dy javët e ardhshme do të jenë më kritiket.
Deri më tani në Amerikë janë konfirmuar 275 mijë raste me koronavirus dhe kanë ndërruar jetë më shumë se 7 mijë persona.