A i shikoni mesazhet në celularin e partnerit? A mendoni se duhet ta bëni këtë, dhe a është në rregull partneri kur e bëni këtë?
Një studim i vitit 2012 ka zbuluar se më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në mënyrë të fshehtë i kanë shikuar mesazhet private të partnerit, duke i përfshirë mesazhet e shkëmbyera në rrjetet sociale dhe SMS-at.
Me fjalë të tjera, këta persona ia kishin kontrolluar celularët dhe rrjetet sociale partnerit pa lejen apo vetëdijen e tyre.
Rreziku që vjen me kontrollimin e mesazheve private është se mund të gjeni materiale të cilat do t’ju bëjnë të ndjeheni xheloz, qoftë në formë të mendimeve, emocioneve apo sjelljes. Pavarësisht se si e përjetojmë xhelozinë, ajo ka një funksion – mbrojtjen apo ruajtjen e lidhjeve na njerëzit të cilët përpiqen ta vjedhin partnerin tonë.
Pra, çfarë lloj informacionesh të gjetura në celularin e partnerit mund t’ju bëjnë të përjetoni xhelozi? Psikologjia evolucionare propozon se meshkujt dhe gratë e përjetojnë xhelozinë në mënyra të ndryshme, dhe janë të motivuara nga kërcënime të ndryshme për një lidhje. Meshkujt kryesisht bëhen më xheloz me pabesinë seksuale, për shkak se kjo pabesi paraqet rrezik të ndarjes. Ndërsa femrat bëhen më xheloze me pabesinë emocionale, pasi që kjo paraqet rrezik në angazhimin afatgjatë të partnerit të tyre.
Pra, meshkujt janë më të prirë të raportojnë për xhelozi në raste seksuale, ndërsa gratë raportojnë xhelozi në raste të tradhtisë emocionale.
Por, përse ia kontrolloni partnerit celularin? Përse njerëzit e ndjejnë nevojën për t’ia kontrolluar celularin partnerit?
Një anketim i vitit 2013, i kryer nga një sajt për sigurimin e celularëve, ka zbuluar se pothuajse 2,400 pjesëmarrës të studimit të cilët kishin zbuluar se partneri po i tradhtonte, 41 për qind të rasteve e kishin zbuluar përmes dëshmive të gjetura në celular. Ndërsa mënyra e dytë më e zakonshme përmes së cilës dikush ka zbuluar se po e tradhton partneri, është përmes rrjeteve sociale.
Këto studime zbulojnë arsyen se përse shumica e njerëzve e ndjejnë nevojën për t’ia kontrolluar celularin partnerit. Ndërsa, nga ekspertët kjo ndonjëherë vlerësohet si me motiv të mirë, pasi që askush nuk dëshiron të humbë kohë me një tradhtar