Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është rrëfyer për Tuttomercatoweb.
Në një intervistë të dhënë për faqen italiane, numri 1 i futbollit shqiptar, preku shumë tema, foli edhe për italianin Edy Reja.
“Reja është jo vetëm trajner i kombëtares, por edhe përgjegjës për ekipet e tjera të moshave, bashkëpunon me trajnerët e tjerë, nga U15, deri tek U21. E njëjta gjë edhe për pjesën tjetër të stafit të tij. E njihja Reja si trajner kur ishte te Napoli. Ka qenë ëndërr për ne që të kishim një trajner të këtij niveli. Pastaj, kur e takova mendova: është 74 vjeç, por nuk e tregon këtë. Ai është i ri, brenda dhe jashtë, stërvit dhe shkon mirë me të gjithë. Me të është rikthyer atmosfera e periudhës kur drejtonte De Biasi”, u shpreh Reja. /Express/