Duka për ndeshjen me Çekinë: Uroj të kalojë pa incidente

Prishtinë | 12 Tet 2023 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar që ndeshja kualifikuese për Euro 2024 me Republikën e Çekisë të kalojë pa asnjë incidente.

“Uroj që vërtetë të kthehet në festë, të mos kemi asnjë incident. Ne dhe ju po i bëjmë të gjitha dhe desha t’ju falënderoj edhe një herë për këtë që të mos kemi asnjë incident”, ka thënë Duka.

“Sepse në fund të fundit qëllimi juaj dhe qëllimi jonë është që t’i krijojmë kushte sa më të mira atyre që do të jenë në stadium, spektatorëve, futbollistëve, medias dhe të gjithë bashkë kontribuojmë për të pasur një event fantastik dhe performancë shumë të mirë të ekipet, sepse e gjithë Shqipëria e pret këtë ndeshje me padurim, e pret për një rezultat padurim”.

“Uroj që edhe rezultati t’i përgjigjet mobilizimit tuaj, mobilizimit të skuadrës, të gjithë Shqipërisë dhe uroj që të festojmë, të festojmë pa asnjë incident”,  ka shtuar Duka.

Të ngjashme