Kanë përfunduar dy ndeshjet e parapara për sot në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina shënoi fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Abdulah Ibrakoviq, duke e mposhtur pastër 2:0 Feronikelin.
Abazi realizoi golin e parë në minutën e 60-të, kurse dy minuta para fundit Tolaj vulosi fitoren e vendasve.
Në ndeshjen tjetër, Ulpiana dhe Dukagjini barazuan 1:1 në ndeshjen që u zhvillua në Klinë, shkruan Gazeta Express.
Ermir Rezi shënoi për epërsinë e mysafirëve, kurse Altin Merlaku me gol të bukur barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin e këtij takimi.
Kështu, Prishtina shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e pestë, katër më pak se lideri Gjilani, kurse Feronikeli mbetet i fundit me 10 pikë të tubuara.
Në anën tjetër, Ulpiana shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e shtatë, kurse Dukagjini gjendet në vendin e tetë me 16 pikë.