Dukagjini e trondit Drenicën dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Dukagjini e ka tronditur Drenicën duke e mposhtur 1:0 për ta siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës të mërkurën. Ndërkohë, takimi tjetër çerekfinal mes Feronikelit dhe Prishtinës ka shkuar në vazhdime, pasi koha e rregullt u mbyll pa fitues.

Jeton Dushi e shënoi golin e vetëm për ta dërguar Dukagjinin në gjysmëfinale të kupës në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, raporton Gazeta Express.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku – e cila bën gara në Ligën e Parë apo kategorinë e dytë të futbollit kosovar – e eliminoi nga gara klubin e Superligës.

Goli i Dushit një çerek lojë para fundit i mjaftoi klubit nga Klina për ta vazhduar ëndrrën në kupë.

Ndeshjet e tjera të mbetura çerekfinale, Istogu – A&N dhe Trepça ’89 – Llapi do të zhvillohen nesër për ta kompletuar fazën gjysmëfinale të garës së sivjetme në kupë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme