Dukagjini me epërsi të lartë ndaj Ballkanit

Prishtinë | 08 Pri 2026 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Dukagjini ka krijuar epërsi prej dy golave pas pjesës së parë në Suharekë ndaj Ballkanit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Hekuran Berisha në minutën e tetë shënoi supergol fillimisht për 1:0, kurse Mërgim Pefqeli, asistues i golit të parë, realizoi për 2:0.
Pefqeli e shënoi golin nga penalltia në minutën e 37-të.

Ndeshja kthyese në stadiumin “18 Qershori” në Klinë luhet më 22 prill.

Të ngjashme