Dukagjini, Ulpiana dhe 2 Korriku kalojnë tutje në Kupën e Kosovës

Prishtinë | 13 Dhj 2020 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së diel në kuadër të Kupës së Kosovës në fazën 1/16 e finales.

Pas Ferizajt që siguroi dje plasmanin në rrethin tjetër, sot tri skuadra të tjera kanë kaluar tutje.

Ulpiana, Dukagjini dhe 2 Korriku janë skuadrat që kanë triumfuar ndaj Lirisë, Vllaznisë së Pozhoranit dhe Malishevës.

Skuadra kryeqytetase, 2 Korriku ka triumfuar në udhëtim te Malisheva pas vazhdimeve me rezultat 2-3.

Fitore të thellë ka shënuar edhe Dukagjini i Klinës në udhëtim te Vllaznia e Pozhoranit 1-4.

Ndërkohë Ulpiana në shtëpi ka triumfuar ndaj Lirisë për të kaluar tutje. /Telegrafi

Rezultatet:

Ulpiana 2-0 Liria

Vllaznia 1-4 Dukagjini

Malisheva 2-3 2 Korriku

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme